
6 pajisje qe ju duhen per te kursyer uje dhe para!
Uji është një nga burimet më të çmuara të tokës që shpesh merret nga një vend më pak i zhvilluar për vendet e zhvilluara për konsum të përditshëm. Por ruajtja dhe kursimi i tij nuk është mirë vetëm për planetin, por gjithashtu do t’ju ndihmojë që të kurseni faturën tuaj mujore. Gjithashtu është një praktikë e rëndësishme për zonat e goditura nga thatësira. Më poshtë do t’ju tregojmë 6 pajisje të cilat mund t'ju ndihmojnë të kurseni dhe konsumoni më pak ujë në shtëpi.
1.ECO Showerdrop
ECO Showerdrop është një mjet i mrekullueshëm që mund të masë se sa ujë përdoret gjatë një dushi duke ju tërhequr vërejtjen kur ju e shpërdoroni. Ju vendosni pajisjen pranë dushit dhe ajo është universalisht e përshtatshme me cdo lloj dushi. Kompania thotë se ECO Showerdrop mund të ndihmojë që të zvogëloni përdorimin e ujit mesatarisht nga 65 litra ujë deri 35 litra ose më pak dhe madje pretendon se një familje me katër persona mund të kursejë rreth 278 dollarë në vit, 40.000 litra ujë si dhe 2/3 ton CO2.
2. Kokë dushi EcoCamel
EcoCamel është një kokë dushi që përmirëson presionin e ujit në dush dhe kursen ujë në të njëjtën kohë. Pajisja e bën këtë duke limituar rrjedhjen e ujit në 8 litra për minutë. Kjo natyrisht e bën të përkryer për ata që pëlqejnë të bëjnë një dush më presion të ulët uji.
3.Drop-A-Brick
Projekti Drop-A-Brick ka si qëllim që në depozitën e ujit të WC-së të vendoset një tullë e cila do të zhvendoste ujin dhe do të ruante sasinë e përdorur të tij. Tulla prej gome shpërngulte rreth 2,3 litra ujë dhe kursen deri në 9 litra në ditë për cdo person. Për fat të keq në fushatën Indiegogo arriti vetëm 80.000 dollarë dhe kështu projekit kurrë nuk mori zhvillim.
4. Hippo the Water Saver
Hippo Saver Uji vjen në formën e një qese të trashë plastike që vendoset nën kasetë për të ndihmuar që të kurseni ujin kur ju shtypni butonin e shkarkimit. Kjo pajisje është në gjendje që të ruajë deri në 3 litra në varësi të tualetit tuaj. Çdo Hippo ka një vrimë të vogël në të dy anët për të lejuar një rrjedhje të lirë, kjo siguron që uji të qëndrojë i freskët brenda Hippo-s.
5. Bath Water Diverter
Bath Water Diverter është një pasjijsë që riciklon ujin e përdorur të banjos apo të shtëpisë suaj. Nëpërmjet kësaj pajisje ju mund të ricikloni ujin si dhe ta rezervoni atë jashtë (ose brenda) shtëpisë suaj si dhe mund ta përdorni atë kur është e nevojshme. Është me vlerë të dish se ju jeni duke përdorur ujin e ricikluar.
6. E-Water Footprint App
Ky aplikacion për ujin ju lejon që ndiqni përdorimin tuaj nëpër një varg të gjerë shërbimesh dhe aktivitetesh. Gjeni se çfarë jeni duke bërë dhe aplikacioni mund t'ju thotë se sa ujë është përdorur nga aktivitetet tuaja të përditshme dhe madje sugjeron se si ju mund të kurseni ujë.
Më të lexuarat








